Mediumi zviceran: Legjenda helvetike, opsioni i ri për trajner të Kosovës

Mediumi zviceran: Legjenda helvetike, opsioni i ri për trajner të Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës [FFK] po kërkon një trajner të ri për Kombëtaren e Kosovës, kategoria burrat, që të zëvendësojë të shkarkuarin Bernard Challandes.

Ndër emrat e përmendur gjatë ditëve të fundit janë Felix Magath, Ismet Munishi, Afrim Tovërlani, Besnik Hasi dhe trajnerë të tjerë të panjohur.

Por, një emër i ri ka dalë në sipërfaqe: Alexander Frei.

Mediumi i njohur zviceran “Blick” në versionin e tij online shkruan se ish-futbollisti i njohur zviceran mund të emërohet selektor i ri i Kosovës.

Frei ishte një legjendë e Zvicrës dhe konsiderohet ndër futbollistët më të mirë helvetikë të të gjitha kohëve.

Ai ka luajtur për ekipe të mëdha evropiane si Rennes e Dortmund, derisa për Zvicrën i ka shënuar 42 gola në 84 ndeshje.

Sidoqoftë, puna e parë si trajner Freit do t’i vinte më 2020 si kryetrajner i klubit të Wilit.

Shpërndaje në: