Mediumi suedez: Kosovës i mungon gjysma e skuadrës
Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.
Mediumi suedez “AftonBladet.se” i ka kushtuar një artikull mungesave të “Dardanëve” për ndeshjen e sontme përballë Suedisë.
“Kosovës i mungon gjysma e skuadrës kundër Suedisë. Futbollistët titullarë Amir Rrahmani dhe Ibrahim Dresheviq mungojnë shkaku i lëndimeve, respektivisht pezullimeve”, e nis shkrimin mediumi i njohur suedez.
“Valon Berisha u lëndua kundër Lituanisë dhe humbi ndeshjen ndaj Suedisë. Herolind Shala mungon shkaku i koronavirusit”, shkruhet më tej.
Gjithashtu, ky medium i ka dhënë rëndësi edhe skandalit të Arijanet Muriqit, portierit të Kosovës që u përjashtua pasi dyshohet se shkoi i dehur në stërvitje.
“Mungesa e portierit Arijanet Muriq ka marrë vëmendjen më të madhe. Nuk është e çuditshme që ai u dërgua në shtëpi nga menaxhmenti i skuadrës për arsye disiplinore. Ai thuhet se ka qenë i dehur në ditën e parë të grumbullimit”, shkruan mes tjerash “AftonBladet”.