Mediumi italian: Amir Rrahmani, kryevepra e trajnerit Spalletti
Amir Rrahmani ka qenë shpërthimi më i madh i këtij sezoni në kampionatin italian të futbollit.
Futbollisti kosovar është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit.
Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” ia ka kushtuar një shkrim qendërmbrojtësit stabil, i cili bëri që napolitanët ta shisnin grekun Kostas Manolas, që kishte përfunduar në bankinë.
Gjithashtu, mediumi i njohur italian Rrahmanin e konsideron si kryeveprën e trajnerit Luciano Spalletti, i cili është më meritori në ngritjen e përfaqësuesit kosovar.
Mediui italian po ashtu e vë në theks rritjen e jashtëzakonshme të Rrahmanit si lojtar, i cili po e udhëheq me sukses mbrojtjen napolitane, e cila është e pakalueshme këtë sezon.
“Rrahmani është shndruar në një garanci për grupin partenopeo, njëjtë si Juan Jesus e Lubotka. Nën drejtiin e trajnerit Luciano, ata e kanë gjetur talentin dhe mentalitetin, duke siguruar garanci dhe rëndësi të madhe për ekipin”, shkruan mediumi italian.
Pas eksperiencave pozitive në Dinamo Zagreb dhe Verona, Rrahmani e bëri hapin e madh duke u transferuar në Napoli.
Fillimisht hasi në vështirësi për të gjetur hapësira nën drejtimin e trajnerit Gennaro Gatusso sezonin e kaluar.
Por, tash është një titullar i padiskutueshëm në “San Paolo”, ku ka nisur të bëhet lojtar i pëlqyer nga tifozët napolitanë.