Mediumi evropian: Qasja e Abdixhikut përputhet strategjikisht me prioritetet e ShBA-së

Mediumi evropian: Qasja e Abdixhikut përputhet strategjikisht me prioritetet e ShBA-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, po fiton vëmendje ndërkombëtare për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një artikulli të publikuar nga media “Fin Channel”, Abdixhiku synon të rindërtojë dhe të thellojë partneritetin e Kosovës me administratën e presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.

Në konstrast me marrëdhëniet e tensionuara të kryeministrit aktual, Albin Kurti, me përfaqësues të lartë amerikanë, Abdixhiku ka theksuar se bashkëpunimi me ShBA-të do të jetë në qendër të politikave të tij qeverisëse, shkruan mediumi.

“Lumir Abdixhiku ka demonstruar një qasje proaktive për t’u angazhuar me Shtetet e Bashkuara. Me rastin e fitores së fundit të zgjedhjeve të Presidentit Trump, Abdixhiku përcolli urimet e tij, duke theksuar “lidhjen e pathyeshme” mes Kosovës dhe SHBA-së. Në qeverinë tonë të ardhshme, marrëdhëniet me SHBA-në do të jenë si gjithmonë të pathyeshme”, tha Abdixhiku. Abdixhiku ka përshkruar gjithashtu planet për t’i dhënë prioritet marrëdhënieve me SHBA-në në postin e tij të mundshëm. Ai njoftoi se vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër do të jetë në Uashington, ku ai synon të avokojë për qëndrueshmërinë e Camp Bondsteel, një bazë kryesore ushtarake amerikane në Kosovë..” – thuhet në artikull.

Qasja e Abdixhiku, shkruan mediumi, përputhet “me fokusin e administratës Trump për forcimin e aleancave dhe kundërshtimin e ndikimeve armiqësore në Ballkan.”

“Qasja e Abdixhikut pasqyron një përputhje strategjike me prioritetet e SHBA-së, veçanërisht ato që janë theksuar gjatë mandatit të parë të Trumpit. Theksimi i tij në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurimin e stabilitetit rajonal përputhet me fokusin e administratës Trump për forcimin e aleancave dhe kundërshtimin e ndikimeve armiqësore në Ballkan.

Për më tepër, pragmatizmi diplomatik i Abdixhikut e pozicionon atë si një lider të aftë për të naviguar në kompleksitetet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Duke promovuar kanale të hapura komunikimi dhe duke treguar gatishmëri për të bashkëpunuar në objektiva të përbashkëta, ai e paraqet veten si një partner të besueshëm për SHBA-në, pa marrë parasysh administratën që është në pushtet.” –thuhet aty.

Shpërndaje në: