Mediet serbe i gëzohen gjendjes së keqe të ‘Air Albania’: Shqiptarët e kuptuan gabimin pas dy viteve
Mediet angleze kanë shkruar së fundmi për gjendjen e “Air Albania Stadium”
“The Times” ka shkruar se bari në fushë po dëmtohet dita ditës, shkaku se nuk ka rrezatim të mjaftueshëm të diellit, për çka ky medium fajëson arkitiketët.
Ky artikull vjen vetëm pak para se Kombëtarja e Anglisë të udhëtojë drejt Shqipërisë, për t’u përballur me “kuqezinjtë” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022.
E lidhur me këtë ka shkruar edhe mediumi serb “Kurir”, të cilët kujtojnë se në këtë stadium janë shpenzuar 85 milionë euro, duke shtuar se “tani shqiptarët janë të dëshpëruar, pasi kanë kuptuar gabimin pas dy viteve”.
Kujtojmë se Shqipëria më 25 mars luan në udhëtim te Andorra, më 28 mars e pret Anglinë dhe më 31 mars udhëton te San Marino,