Mediet portugeze: Messi fitues i Topit të Artë për herë të shtatë, u njoftua këtë javë nga ‘France Football’
Lionel Messi me shumë gjasë do të jetë fitues i Topit të Artë këtë edicion.
Më 29 nëntor ndahet çmimi për lojtarin më të mirë të vitit, dhe favorit për këtë trofe individual shihet Lionel Messi.
Përveç se është favorit sipas statistikave individuale, Messi thuhet se përfundimisht ka dalë më i votuari në garë, përcjell Periskopi.
‘Desporto’ raporton se France Football e ka njoftuar argjentinasin gjatë javës së kaluar për triumfin e tij.
Messi do të bëhej kështu lojtari i vetëm që fiton Topin e Artë shtatë herë (është i vetmi që e ka fituar gjashtë herë), duke vendosur rekord që vështirë se do të thyhej.
Një Top i Artë (i shtati) do të jepte shumë edhe për debatin rreth më të mirit të të gjitha kohërave. Mbetet të shihet nëse raportimet do të konfirmohen më 29 nëntor.
Ditë më parë publikohej një listë me votat e procesit, dhe Messi printe garën edhe aty. /Periskopi/