Mediet në Francë: Messi pranon ofertë për kontratë tri vjeçave – nuk është nga PSG

Mediet në Francë: Messi pranon ofertë për kontratë tri vjeçave – nuk është nga PSG

Lionel Messit nuk po i mungojnë ofertat për vazhdimin e karrierës së tij.

Ndonëse nuk kanë kaluar akoma 24 orë nga kumtimi i lajmit se Messi do të largohet nga Barcelona, ofertat për gjashtë herë futbollistin më të mirë nuk kanë të ndalur.

Fillimisht raportohej se Messi po kontaktonte me PSG, por duket se tani më afër qëndron Man City.

“Lionel Messi ka ofertë për tri vite kontratë me City Football Group”, thuhet nga Le10Sport, transmeton Periskopi.

“Tri vite kontratë janë propozuar, me dy vitet e parë në Man City dhe një vit tjetër me New York City”, thuhet nga mediumi francez.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Lionel Messi, pas 18 viteve te Barcelona. /Periskopi/

Shpërndaje në: