Mediet katalunase thonë se gjyqtarët favorizuan Real Madridin në gjysmëfinalen kundër Chelseat
Real Madridi dhe Chelsea zhvilluan një ndeshje interesante që pëfundoi me rezultat 1-1 në përballjen e parë gjysmëfinale të Champions Leagues, të martën mbrëma.
Ishin ‘Të Kaltërit’ të cilët të parët kaluan në epërsi përmes Christian Pulisicit në pjesën e parë, por Karim Benzema barazoi për nikoqirët në ‘Alfredo Di Stefano’ falë një momenti pasigurie në mbrojtjen e londinezëve.
Ndeshja u përshkua nga shiu masive dhe natyrialisht këto kushte ndikuan në mbarëvajtjen e ndeshjes.
Ishte një natë e vështirë për ta referuar një ndeshje të kësaj magnitude, por Danny Makkelie u duk në krye të detyrës dhe qëndroi solid përgjatë eventit.
Mirëpo, sipas gazetës katalunase ‘SPORT’, gjyqtari ishte larg të qenurit në krye të detyrës.
Në një artikull të titulluar ‘Gjyqtari ndihmoi Madridin në UCL me Chelsean’, gazeta potencon se Makkelie favorizoi ‘Los Blancos’ përgjatë ndeshjes.
Sigurisht ka një storie prapa për t’u marrë në konsideratë këtu.
Në zhvillimet para ndeshjes, u sugjerua se gjyqtarët mund të jenë të anshëm kundër Real Madridit, për shkak të rolit të klubit në Super Ligën kontraverse.
‘SPORT’, megjithatë, potencoi se gjyqtari e bëri të kundërtën me ndërdije, në tentativë për ta parandaluar që një narraitvë se ai po punon kundër Real Madridit. /Periskopi.com/