Mediat spanjolle: Raphael Varane në Manchester United për 52 milionë funte

Mediat spanjolle: Raphael Varane në Manchester United për 52 milionë funte

Mbrojtësi kryesor i Real Madridit, Raphael Varane, është lidhur fort me një kalim të mundshëm te Manchester United.

Real Madridi tash njoftohet se po përgatitet të shes Varanen për 52 milionë funte këtë verë, sipas emisionit televiziv spanjoll El Partidazo de Cope.

28 vjeçari e ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin nga Santiago Bernabeu dhe Reali po kërkon që të paktën të përfitojë financiarisht prej largimit të tij, raporton Goal, përcjell Periskopi.

Manchester United tash e një kohë të gjatë është lidhur me Varanen, i cili së fundi është ftuar në kombëtaren e Francës për EURO 2020.

Shpërndaje në: