Mediat serbe: Të dyshuarit për vrasjen e policit kanë mundur të shpëtojnë përmes këtyre rrugëve

Mediat serbe: Të dyshuarit për vrasjen e policit kanë mundur të shpëtojnë përmes këtyre rrugëve

Njësitet speciale të MPB-së së Serbisë janë duke e kontrolluar të gjithë zonën e vendit të ngjarjes, raporton telegraf.rs.

Nikola Krsmanoviq u vra mbrëmë në orën 00:55 gjatë një kontrolli rutinë afër Loznicës.

Në sulm u plagos edhe polici Vjekoslav Iliq, kur shqiptari i Kosovës Artan Hajrizi dyshohet (33) se hapi zjarr ndaj tyre.

Njësitet speciale të MPB-së së Serbisë janë duke e kontrolluar të gjithë zonën e vendit të ngjarjes. Gjithashtu, janë vënë në alarm njësitë e policisë së Republikës Srpska, të cilat po ashtu janë në kërkim të kriminelëve.

Qyteti i Lipnički šor ndodhet rreth 7 kilometra nga kufiri me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe 15 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar Trbušnica. Nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë shkuar deri në kufirin e Drinës, pas së cilës kanë kaluar kufirin ilegalisht.

 

Shpërndaje në: