Mediat serbe shkruajnë se Serbia ka braktisur takimin për të pagjeturit në Bruksel pas aksionit në Kosovë

Mediat serbe shkruajnë se Serbia ka braktisur takimin për të pagjeturit në Bruksel pas aksionit në Kosovë

Sot në Bruksel ishte planifikuar të mbahet mbledhja e parë e  Komisionit të Përbashkët për Personat e Pagjetur, por pala serbe raportohet se është larguar nga takimi.

Siç raporton Euronews, edicioni në gjuhën serbe, përfaqësuesi nga pala serbe, Petar Petkoviq, e ka lënë takimin.

Petkoviq  raportohet se u largua nga bisedimet për shkak të një aksioni të Policisë së Kosovës ku u mbyllën strukturat paralele në dhjetë komuna të vendit.

Delegacioni serb e ka cilësuar këtë si “dhunë institucionale të paprecedentë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar  sot se me aksion të përbashkët të kësaj ministrie me Policinë, Ministrinë e Industrisë dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal janë mbyllur komunat paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

Shpërndaje në: