Mediat në Itali: Lazio detyrohet të humb para me shitjen e Muriqit te Mallorca

Mediat në Itali: Lazio detyrohet të humb para me shitjen e Muriqit te Mallorca

Lazio mund të detyrohet të pranojë një humbje kapitali për Vedat Muriqin pasi RCD Mallorca vazhdon të shtyjë ofertën e tyre prej 9 milionë euro.

Skuadra  e Laziois shpresonin ta shisnin sulmuesin kosovar te Club Brugge, por situata u përkeqësua pas testeve mjekësore, përcjellë Periskopi.

Klubi belg u përpoq të ndryshonte formulën nga një transferim përfundimtar në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje, diçka që nuk u vlerësua nga Lazio, duke shkaktuar kolapsin e marrëveshjes.

Siç raportohet nga “Il Messaggero”, Lazio ka probleme me shtijen e Muriqit dhe oferta më e mirë e Mallorca është ende vetëm 9 milionë euro, shifra kjo që Lazio nuk po e pranon.

Përditësimet priten në javët në vijim dhe ka shumë gjasa që Lazio përfundimisht të finalizojë largimin e Muriqit përpara fundit të afatit kalimtar të verës./Periskopi/

Shpërndaje në: