Mediat malazeze: I dyshuari për krimin në Cetinje qëlloi më pas edhe veten, kapet në gjendje të rëndë
Gazeta malazeze “Vijesti” raporton duke u thirrur në burime se i dyshuari për vrasjen e shumëfishtë në Cetinje, Aco Martinoviq, ka qëlluar veten, përcjell Reporteri.net.
Sipas këtij mediumi, i njëjti ndodhet në gjendje të rëndë. Raportohet se ai është gjetur i plagosur pranë shtëpisë së tij.
Autoritetet nuk i kanë komentuar ende këto raportimeve.
Informacionet zyrtare deri tani janë se Martinoviq dyshohet se ka vrarë 10 persona, në katër lokacione të ndryshme.