Mediat austriake e akuzojnë Demiralin që festoi me simbol fashist
Merih Demiral e çoi Turqinë në çerekfinale të Euro 2024-shit me dy golat e tij nga rivënia nga këndi.
Sidoqoftë, mënyra e tij e festimit ka ngjallur kritika dhe akuza nga mediat austriake.
Ndërkaq, sajti gjerman, ASB Zeitung, i ka konsideruar si skena të shëmtuara pasi që sipas tyre Demirali ka festuar golin me përshëndetjen fashiste të ujkut.