Mediat australiane thonë se Gjokoviq nuk është arrestuar
Novak Djokovic nuk është arrestuar, raporton media australiane The Sydney Morning Herald.
Ministri i Emigracionit është ende duke vendosur nëse do të ri-anulojë vizën e tij, kanë konfirmuar. Raportohet e ai ka katër orë kohë për ta bërë këtë.
Raportet e medias nga Evropa citojnë anëtarët e familjes së Djokovicit që pretendojnë se ai është arrestuar sërish në zyrën e avokatëve të tij në CBD të Melburnit.
Megjithatë nga Australia raportohet se nuk ka forca kufitare apo oficerë të policisë federale në vendin ku ndodhet Djokovic.
Djokovic e fitoi apelin, duke anuluar vendimin e parë që nuk i lejonte atij hyrjen në Australi.
Megjithatë, kjo mund të hidhet sërish poshtë, pasi ministri i Imigracionit e ka fuqinë që të vendos për ri-anulimin e vizës.
Dhe, nëse ndodh kjo, Djokovic s’do të mund të udhëtonte në Australi për tri vite.