Medaljet e ‘Paris 2024’ ndryshken, sportisti amerikan tregon transformimin
Nyjah Huston ka kritikuar prodhuesit e medaljeve të Parisit 2024, për shkak se cilësia e tyre lë shumë për të dëshiruar.
Patinatori amerikan Nyjah Huston, i cili, para një jave mori medaljen e bronztë, me kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se si u bë medalja e fituar në Paris pa kursyer kritikat ndaj organizatorëve të evenimentit.
Në medalje ngjyra e bronzit ka filluar të ndryshojë dhe të duken njolla ndryshku.
Sportisti amerikan tregon se deri më tani ai ka marrë 12 medalje ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi në olimpiadat e ndryshe, dhe gjashtë medalje ari dhe 5 argjendi në Kampionate Botërorë.
Dhe asnjëra prej medaljeve të marra deri tani nuk ka pësuar asnjë ndryshim.