Medalisti olimpik është një terrorist? Kërkohet t’i suspendohet medalja e artë deri në hetimet e tij

Medalisti olimpik është një terrorist? Kërkohet t’i suspendohet medalja e artë deri në hetimet e tij

Irani është stolisur me një medalje ari, por kjo medalje mund t’iu rrëmbehet, pas reagimit të një organizate pikërisht të Iranit.

Javad Foroughi, në garat me gjuajtje me pistoletë, ka arritur t’i sigurojë shtetit të Iranit një medalje ari, transmeton Periskopi.

41 vjeçari u bë atleti më i vjetër në vendin e tij që merr një medalje, por gjithçka mund t’i shkojë dëm, pas një reagimi nga ‘United for Navid’, grup i krijuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ata insistojnë se iraniani bën pjesë në një organizatë terroriste.

Kërkesa e tyre është që medalja të suspendohet përkohësisht, të paktën deri sa hetimet për Javad të marrin fund.

Mbetet të shihet nëse IOC do të marrë ndonjë masë për këtë kërkesë, ose nëse autoritetet përkatëse do të hetojnë përfshirjen  e mundshme të atletit në grupe terroriste. /Periskopi/

Shpërndaje në: