Meçi i shekullit – A po lufton Hasbulla me Abdu Rozik në UFC?
19-vjeçar i mediave sociale, Hasbulla Magomedov, do të ndeshet me shokun e tij të famshëm, Abdu Rozik në një ndeshje të UFC-së, ndërsa Dana White po mendon për një datë të mundshme për ekspozitën e shumëpritur.
Hasbulla , me nofkën ‘mini Khabib’ dhe Rozik vuajnë të dy nga mungesa e hormonit të rritjes, për shkak të gjëndrrave të hipofizës me defekt, dhe si rezultat Hasbulla ka tipare fëmijërore që e kanë bërë atë të dashur për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, shkruan Periskopi.
Pasi ka refuzuar tashmë një ofertë prej 7 milionë rubla për të luftuar me fenomenin tjetër rus Abdu Rozik (me sa duket kërkon 21 milionë), Hasbulla ka konfirmuar se ende dëshiron të luftojë duke e përshkruar veten si ‘të etur’ në një intervistë të fundit.
Që kur u shfaq si një personazh i famshëm në internet, ai ka krijuar një miqësi me shokun e tij Khabib Nurmagomedov dhe janë postuar video të shumta të tij duke përmirësuar aftësitë me luftëtarë të ndryshëm rusë.
Me shumë gjasë së shpejti do të kemi një datë për meçin e madh mes dy njerëzve më të përfolur në botë.