Me vetëm një gol, Interi e mposhtë Barcelonën në “Guiseppe Meazza”
Interi ka shënuar fitore kundër Barcelonës, në kryendeshjen e natës së sotme në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” përfundoi me fitoren minimale të vendasve, 1:0.
Fati i kësaj ndeshje u vendos në fundin e pjesës së parë, kur Hakan Calhanoglu (45+1’) shënoi një gol të bukur nga distanca.
Barcelona shënoi njëherë në minutën e 67-të përmes Pedrit, por goli u anulua pas rishikimit me VAR – pasi paraprakisht me dorë kishte luajtur Ansu Fati.
Interi pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe renditet i dyti në Grupin C, kurse Barcelona është e treta me 3 pikë.