Me veshje të hapur dhe provokuese, Marina pozon me shumë stil pranë Getit në Dubai
Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre për pushime këtë fillim-vit.
Bashkë me ta ndodhen edhe çifti tjetër, motra e Marinës, Luana Vjollca bashkë me të dashurin e saj, Krenar Çoçaj.
Marina dhe Geti kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa imazhe atraktive në rrjetet sociale, duke treguar çastet e këndshme që po kalojnë atje.
Së fundmi, ka qenë Marina ajo e cila ka publikuar një fotografi me Getin në rrjetin social Instagram, teksa shfaqej mjaft provokuese e veshur me një fustan me prerje të shumta.
Ndërkohë, të dy kishin vënë nga një kapele në kokë, në të cilat shkruhej “Urime Viti i Ri”.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre në çift.
https://www.instagram.com/p/B7Ec1W4lQGr/?utm_source=ig_web_button_share_sheet