“Më vdiq në duar Adnani 21 vjeç”, emocionohet ish-Komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, ka disa fjalë edhe për qasjen e Qeverisë ndaj UÇK-së
Ish-Komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti në video-podcastin e Periskopit ka folur për luftën, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se UÇK-ja duhet të lartësohet dhe se sipas tij kush e fyen nuk është shqiptar.
Teksa foli për luftën, Shyti përmendi edhe vdekjen e 21 vjecarit në duart e tij.
“Adnani ka qenë 21 vjec kur ka ndërru jetë ne duar të mija, dhe kur i kujtojë ato momente janë pak të vështira, mundohemi me u përmbajt por është njerëzore…”
Shyti thotë se dëshmorët që kanë dhënë jetën, janë shembull se sa duhet të bëjmë vendin.
“Familja Jashari, familja Haradinaj, Lladrovci, familja Pajazitaj e shumë familje te tjera që mos të hymë në hak janë shembulli më i mirë se sa duhet të bëjmë për vendin tonë, dhe të kemi kujdes se sa here që e fyejmë UÇK-në, i fyejmë qato familje”, u shpreh ai./Periskopi
Intervisten e gjeni më poshtë:
LEXO EDHE:
Ish-Komandanti për dy të arrestuarit për spiunazh: Janë edhe nja 2 mijë UDB-asha