Më thuaj moshën, të them sa orë të duhen gjumë
Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun, prandaj shpeshherë shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen që të krijohet një rutinë e shëndetshme për gjumin.
Mungesa e gjumit çon në shumë sëmundje, përveç faktit që ju do të jeni i lodhur, poshtë syve tuaj do të keni rrathë të zinj dhe nuk do të jeni në gjendje të kryeni punët e tuaja ditore.
Shkencëtarët kanë konfirmuar se në bazë të moshës janë të përcaktuar edhe orët sa duhet që një individ të flejë në gjumë:
0-3 muaj: 14-17 orë gjumë
4-11 muaj: 12- 15 orë gjumë
1-2 vjeç: 11-14 orë gjumë
3-5 vjeç: 10-13 orë gjumë
6-13 vjeç: 9-11 orë gjumë
14-17 vjeç: 8-10 orë gjumë
18-25 vjeç: 1-9 orë gjumë
24-64 vjeç: 7-9 orë gjumë
65+ vite: 7-8 orë gjumë
Shkencëtarët gjithashtu thonë se njerëzit duhet të krijojnë shprehi të mira të gjumit, si për shembull të mos hanë dhe të shmangin pijet e gazuara para se të shkojnë në shtrat.
Gjithashtu, ata thonë se njerëzit përherë duhet ta kujtojnë që gjumi i natës nuk zëvendësohet asnjëherë me gjumin e ditës.