Me siguri nuk e dinit! Dashuria ka tre fytyra! Sa prej të cilave keni takuar deri tani?

Me siguri nuk e dinit! Dashuria ka tre fytyra! Sa prej të cilave keni takuar deri tani?

Dashuria e parë

Eksperienca e parë është si të ngasësh biçikletën për herë të parë. Nuk di se ku do të çojë, por gjithsesi entuziazmi dhe emocionet të bëjnë të shkosh para.

Ndjen fluturat në stomak, emocionet e puthjes së parë, zemra të rreh më shpejt dhe partneri të magjeps, gjithashtu mendon se nuk mund të jetosh dot pa të.

Por gabon, ajo dashuri mbaron, të jep një mësim dhe ti mbijeton.

Dashuria e vështirë

Ndërsa jeta vazhdon, më në fund takon dikë tjetër.

Kjo dashuri të bën të ndjehesh sikur ke gjetur lidhjen perfekte, më pas të lë konfuze me zemrën të coptuar për një kohë të gjatë.

Me kalimin e muajve hap sytë dhe sheh se partneri ka ndryshuar, ose më mirë nuk ka ndryshuar por ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë.

Kjo lloj dashurie të çon lart dhe të hedh poshtë në sekonda. Ky mësim i dytë do të mësojë të jesh e fortë.

Dashuria pa kushte

Ndërsa je dorëzuar takon atë të duhurin. Është njeriu që fshin gjithçka që ke jetuar më parë. Është njeriu që ke pritur prej kohësh.

Në momentin kur e takon ndjen sikur ke një jetë që e njeh. Fillon të pyesësh veten nëse ke dashur vërtet në të shkuarën. Ndjehesh sikur je duke ëndërruar edhe pse je totalisht e zgjuar.

Shpërndaje në: