Më shumë se një orë pritje në Merdarë

Më shumë se një orë pritje në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.

Aktualisht pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në Merdar- 90 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka fluks të madh në hyrje-dalje nëpër pikat kufitare në Kosovë.

Pika më e ‘ngjeshur’ kufitare për vetura është ajo e Merdarës, ku pritjet në hyrje janë 90 minuta, ndërkaq në dalje 5-10 sosh.

Pritje 15-20 minuta për hyrje ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhe.

Gjendja figuron të jetë e qetë nëpër pikëkalimet e tjera kufitare, si për vetura ashtu edhe për kamionë.

Përditësimi i fundit është bërë në orën 13:29, të së dielës.

Shpërndaje në: