Më shumë se gjyma e trupit tuaj nuk është njerëzore

Më shumë se gjyma e trupit tuaj nuk është njerëzore

Më shumë se gjysma e trupit tonë nuk është njerëzore, thonë shkencëtarët.

Qelizat njerëzore e përbëjnë në tëtërsi trupin e njeriut vetëm 43%. Pjesa tjetër janë koloni mikroskopike.

“Ata janë esenciale për shëndetin tuaj,” thotë Prof Ruth Ley, drejtor i departamentit të shkencës mikrobiologjike në Institutin Max Planck, “trupi juaj nuk është vetëm i juaji” duke iu referuar që pjesa  e tjetër përbëhet nga qeliza jo-njerëzore.

Pjesa tjetër jo-njerëzore sipas shkencëtarëve është e mbuluar nga krijesat mikroskopike. Kjo përfshin bakteret, viruset, sëmundje të lëkurës dhe archaea (organizmat që fillimisht janë klasifikuar si baktere).

Përqendrimi më i madh i kësaj jete mikroskopike është në thellësitë e errëta të zorrëve të privuara nga oksigjeni, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Profesori Rob Kinght, nga Universiteti i Kalifornisë San Diego, tha “Ju jeni më shumë me mikrobe sesa me pjesët njerëzore.”

Gjenomi i njeriut – grupi i plotë i udhëzimeve gjenetike për një qenie njerëzore – përbëhet nga 20,000 instruksione të quajtura gjenet.

Por shtoni të gjitha gjenet në mikrobiologjinë tonë së bashku dhe numri del midis dy dhe 20 milionë gjeneve mikrobike.

Profesori Sarkis Mazmanian, një mikrobiologjist nga Caltechi argumenton: “Ne nuk e kemi vetëm një gjenom, gjenet e mikrobomit janë të prezantuar në një gjenom të dytë të cilat e shtojnë aktivitetin tonë”.

“Ajo çfarë na bën njerëz, sipas mendimit tim është kombinimi i ADN-së tonë dhe ADN-së se mikrobeve të zorrëve.”/Periskopi/

Brain and gut illustration

Eating illustration

Shpërndaje në: