Më shumë se dy vezë në ditë rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së parakohshme
Prej vitesh është debatuar mbi faktin nëse vezët janë të mirë apo të këqija për ty?
Njerëzit që hanë tre ose katër vezë në ditë kanë një rrezik më të lartë për tu prekur si nga sëmundjet e zemrës ashtu edhe nga vdekja e parakohshme krahasuar me ata që hanë më pak vezë, sipas një zbulimi të ri.
“Vezët, veçanërisht e verdha e vezës, janë një burim i madh i kolesterolit dietik”, shkruan Viktor Zhong, autori kryesor i studimit.
Në studimin e publikuar të premten në revistën mjekësore JAMA, ai dhe kolegët e tij vunë re se një vezë e vetme e madhe përmban rreth 186 mg kolesterol.
Hulumtuesit kanë ekzaminuat të dhënat nga gjashtë grupe studimi përfshirë 29.000 njerëz.
Gjatë periudhës pasuese, u regjistruan gjithsej 5.400 raste të sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë 1.302 goditje fatale dhe jo-fatale, 1.897 incidente të dështimit fatal dhe jo-fatal të zemrës, dhe 113 vdekje të tjera për shkak të sëmundjeve të zemrës. 6.132 pjesëmarrësish të tjerë në studim vdiqën për shkaqe të tjera.
Konsumi i 300 mg kolesterol dietik në ditë shoqërohet me një rrezik 3.2% më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe një rrezik 4.4% më të lartë të vdekjes të parakohshme.
Dhe çdo gjysmë vezë shtesë e konsumuar në ditë lidhej me një rrezik 1.1% më të lartë të sëmundjes kardiovaskulare dhe rrezik 1.9% më të lartë të vdekjes së parakohshme, sipas studiuesve, transmeton gazeta Express.