Më shumë se 2 miliardë euro në fushë, vlera e lojtarëve të Real Madrid dhe Barcelonës

Më shumë se 2 miliardë euro në fushë, vlera e lojtarëve të Real Madrid dhe Barcelonës

Përballja e sotme mes Real Madrid dhe Barcelonës nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në shifra. Më shumë se 2 miliardë euro vlejnë lojtarët e dy skuadrave që janë të gatshëm për spektaklin e radhës.

Vlera në treg e skuadrës së Realit të Madrid shkon në 1,36 miliardë euro, sipas portalit “Transfermarkt”, që e vendos skuadrën “Galaktike” në krye të këtij klasifikimi. Vinicius (200 milionë euro), Mbappe (180), Bellingham (180) dhe Federico Valverde (130 mln euro) janë lojtarët më të shtrenjtë në listën e madrilenëve.

Vlera e tregut të Barcelonës aktualisht po i afrohet 1 miliardë eurove. Totali i 26 lojtarëve të Barçës, me një moshë mesatare 24.6 vjeç, është 944 milionë euro, sipas portalit të specializuar “Transfermarkt”. Lojtari më i vlerësuar në skuadrën aktuale të Barçës është Lamine Yamal, i cili arrin shifrën e 150 milionë eurove.

Shpërndaje në: