Me shumë gjasë, huqja më e tmerrshme në histori ka ndodhur në Pro Leaguen belge nga një 17-vjeçar
Disa prej sulmuesve më të mirënjohur kanë qenë fajtorë për huqje të tmerrshme.
Merrni shembull Timo Wernerin.
Sulmuesi i Chelseat është futbollist fantastik por, për një arsye apo tjetrën, ai vazhdimisht bën huqje të tmerrshme.
Por asnjë prej huqjeve të tij nuk ishin më të tmerrshme se ajo e Aster Vranckx për Mechelen kundër KV Oostende në Pro Leaguen belge.
Më 12 shtator të vitit 2020, Mechelen priti KV Oostenden në ‘AFAS Stadium’.
Vranckx, i cili ishte vetëm 17-vjeç atë kohë, pati një mundësi të artë të shënonte golin e parë në ndeshje në minutën e 67-të.
Topi iu kthye nga transversalje duke përfunduar direkt në gjoksin e tinejxherit.
Vranckx ishte krejt i vetëm në zonë disa-metërshe. Nuk kishte gjasa ta huqte, apo jo?
Epo, ai e huqi.
Vranckx kontrolloi topin por disi përfundoi mbi të.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Oh my word. pic.twitter.com/Q2dYujpJFa
— Kendall Rowan ⚽️ (@kendallrowanx) September 12, 2021