Me shpejtësi 181 km/h në rrugën Durrës -Tiranë, gjobitet shoferi që rrezikoi jetën e qytetarëve

Me shpejtësi 181 km/h në rrugën Durrës -Tiranë, gjobitet shoferi që rrezikoi jetën e qytetarëve

Një rast i shkeljes së rregullave në trafik është raportuar në aksin rrugor Durrës -Tiranë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë.

Sipas Policisë në Shqipëri, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Njëri prej tyre ka vozitur nga 171 km/h deri në 181 km/h në aksin rrugor Durrës -Tiranë, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.

Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.

Shpërndaje në: