Me Ronaldon e frustruar nga zëvendësimi, Man United tregon ‘brinat’ kundër Brentfordit
Manchesteri nga United – bëjmë shaka, e dimë që është United nga Mançesteri, nejse – ka mposhtur Brentfordin si mysafir me rezultat 3-1.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk ia doli ta dërgoi topin në rrjetë, pavarësisht rasteve të shumta.
Brentford ishte më e rrezikshme në këtë pjesë, ku kishin disa goditje të mira, por De Gea ishte gjithmonë në vendin e duhur.
Në pjesën e dytë, Man United ishte skuadër tjetër, duke shënuar tre herë për të arkëtuar pikët e plota.
Fillimisht, Anthony Elanga pranoi në mënyrë maestrale një top nga Fred dhe pastaj e dërgoi në rrjetë me kokë (55′).
Shtatë minuta më vonë, McTominay pasoi për CR7, që dërgoi topin te Fernandes dhe ky i fundit asistoi për Greenwood që realizoi nga afërsia (62′).
Fitoren e Man United e vulosi i inkuadruari Marcus Rashford që shënoi pas një asistimi të Fernandes (77′).
E tëra që bëri Brentford, ishte goli i nderit i realizuar nga Ivan Toney (85′).
Me këtë fitore, Man United renditët në pozitën e shtatë me 35 pikë, derisa Brentford qëndron në pozitën e 14-të me 23 sosh.