Me premtimet që i bëri vet nuk është kerkah, sot Kurti i quan “emisione” premtimet e Abdixhikut dhe Haradinajt

Me premtimet që i bëri vet nuk është kerkah, sot Kurti i quan “emisione” premtimet e Abdixhikut dhe Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur “emisione humoristike” premtimet e liderëve opozitarë për rritjen e pagave.

Në mbledhjen e Qeverisë për projektbuxhetin për vitin 2025, kreu i ekzekutivit tha se premtimet e liderëve opozitarë për pagat ngjasojnë me emisione humoristike, ndërsa vendimet e qeverisë së tij i ka quajtur pasojë të “qeverisjes së përgjegjshme”.

Pasi prezantoi buxhetin për vitin 2025, Kurti tha se buxheti i sapo propozuar do të jetë i pari i mandatit të dytë të qeverisë së tij, ndonëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.

“Ky do të jetë buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për këtë mandat që po na pret. Ndërkohë për shkak se zgjedhjet tashmë po afrohen, po dëgjojmë edhe shumë premtime boshe opozitare si kundër vlerë e vendimeve të mira qeveritare. Mirëpo, për një gjë duhet të jemi të sigurt se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”, tha Kurti.

Kurti tha se buxheti i propozuar për vitin 2025 është 3.6 miliard euro, apo 9 për qind më i lartë sesa viti paraprak. Ai ka premtuar rritje të buxhetit për ushtrinë dhe për komunat./eo

 

Shpërndaje në: