Me pranga në duar, Noizy del nga stacioni policor dhe dërgohet në mbajtje
![Me pranga në duar, Noizy del nga stacioni policor dhe dërgohet në mbajtje](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/11/D2651A32-B12C-4D7D-BF1E-BF4A53C7AAB3-500x300.jpeg)
Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, është paraqitur sot në stacionin policor në Pejë, ku edhe është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin me tiktokerin Medi Iseni.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Është vetëdorëzu sot në stacionin policor, ku është intervistu nga hetuesit policorë. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.