“Me pikëllimi e mora lajmin” – Gazetarët në Kosovë i linçon e akuzon, Kurti i mërzitur me vdekjen e një gazetari slloven

“Me pikëllimi e mora lajmin” – Gazetarët në Kosovë i linçon e akuzon, Kurti i mërzitur me vdekjen e një gazetari slloven

Duke filluar nga kryeministri aktual, Albin Kurti, deputet të Vetëvendosjes, ministra e deri tek Sami Kurteshi në vazhdimësi kanë sulmuar mediat në Kosovë, shkruan Periskopi.

Në të shumtën e rasteve eksponentë të VV-së, mediat kosovare i kanë cilësuar si “media të Serbisë”.

Madje kryeministri Kurti përveç paraqitjeve të rregullta në Radio Televizionin e Kosovës, mungesa e tij është vërejt në televizionet e tjera.

Por, nuk mungojnë asnjëherë reagimet e tij për përkujtimin e gazetarëve të huaj.

Së fundmi, Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Faebook, ka shkruar për vdekjen e gazetarit slloven,  Iztok Tory.

“Me ndjesi pikëllimi e mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory. Në dhjetë ditë e fundit të shkurtit të vitit 1989, kur minatorët e Trepçës ishin në grevë në horizontet e zgafellës së Xeherores së Stantërgut, Iztok Tory ishte i pari që i transmetoi pamjet e tyre në TV Sllovenia. Guximi dhe profesionalizmi i Iztok Toryt, për dokumentimin e grevës së minatorëve të Trepçës, përçoi fuqishëm rezistencën politike të popullit shqiptar, në tërë Jugosllavinë, duke e tronditur opinionin publik”, ka shkruar Kurti mes tjerash.

Kujtojmë se Raporti i organizatës ndërkombëtare “Freedom House” ka thënë se gazetarët dhe mediat “hasën në një sërë pengesash të tjera, nga shqetësimet e sigurisë në veriun e tensionuar të Kosovës deri te fushatat e shpeshta të njollosjes nga qeveria, sulmet nga bizneset dhe kërcënimet e përsëritura në mediat sociale”./PERISKOPI

Shpërndaje në: