Me përditësimin e ri të WhatsApp mund të shmangni disa biseda
Opsionet e privatësisë në aplikacionin “ WhatsApp” që numëron më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë, po shtohen. Në një përditësim që vjen shumë shpejt, aplikacioni do t’i nënshtrohet disa ndryshimeve si lejimi i përdoruesve të largohen nga një bisedë në grup pa njoftuar personat e tjerë që janë në grup.
Nëse jeni në një grup dhe doni të dilni prej tij, personat e tjerë nuk do të njoftohen për këtë, përveç “admin-it”. Përditësimi pritet të publikohet në fund të këtij muaji. Ka edhe një tjetër përditësim.
Përdoruesit do të mund të çaktivizojnë “ screenshots” për fotot që dërgohen me opsionin “View Once”. Më tej përditësimi i ri që do të dalë në treg këtë muaj do të fshehë faktin që një përdorues ka qenë në linjë dhe ka përdorur këtë aplikacion. Këto ndryshime bëhen për të siguruar privatësinë e përdoruesve.