Me një top bore që e gjuajti, 11 vjeçari shkakton aksident në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Gjatë stinës së dimrit ndër gjëra që pritet me qejf sidomos nga fëmijët, është gjuajtja me topa bore, megjithatë kjo lojë edhe pse duket e thjeshtë nganjëherë vë në rrezik të tjerët.

Një djalosh 11-vjeçar nga Zvicra ka shkaktuar një aksident duke formuar një top bore të cilin e hodhi drejt një kamioni që po kalonte në rrugë. Shoferi menjëherë preki frenat duke besuar se ai kishte shkelur apo kaluar mbi dicka.

Frenimi i vrullshëm bëri që makina mbrapa kamionit të mos ketë kohë të plotë reagimi duke i rënë në pjesën e pasme. Aksidenti ka shkaktuar dëme prej 20,000 frangash (18,000 euro) shkruan gazeta zvicerane, megjithatë askush nuk u lëndua.

Kjo gjë në Zvicër dhe konsiderohet vepër penale,  pasiqë qërpjeka për të bërë gjëra të tilla te makinat në lëvizje është e dënueshme pasiqë rrezikon trafikun rrugor.

Shpërndaje në: