Me një gur dy zogj: Harroni Ramosin, Camavinga është edhe më brutal – ndërhyrje shkatërruese në dy kundërshtarë

Me një gur dy zogj: Harroni Ramosin, Camavinga është edhe më brutal – ndërhyrje shkatërruese në dy kundërshtarë

Edouardo Camavinga shkatërroi dy kundërshtarë me një ndërhyrje, të shtunën mbrëma në ‘Bernabeu’.

Derisa Sergio Ramosi mund të ketë qenë ndërhyrësi më i frikshëm i Real Madridit, duket se transferimi i ri Camavinga ka marrë përgjegjësinë për ta zëvendësuar kapitenin e ‘mbretërve’, transmeton Periskopi.

19-vjeçari iu bashkua klubit nga Ligue 1, Stade Rennais në fillim të sezonit dhe nuk u desh të kalonte shumë kohë për yllin e Kombëtares U21 të Francës të impresiononte, duke shënuar në debutimin në La Liga, derisa tashmë ka bërë 19 paraqitje për klubin.

Por derisa Camavinga njihet si organizator loje dhe ka kontroll fantastik të topit, është shndrruar në diçka evidente se ky ylll në ngritje gjithashtu posedon atribute defanzive falë fizikalitetit impresiv.

Të shtunën mbrëma, Real Madridi mahniti në ‘Bernabeu’, duke mposhtur Valencian 4-1 për të rritur epërsinë në krye të La Ligës në pesë pikë.

E vështirë ta mendojmë se dikush do ta zë Real Madridin këtë sezon në Spanjë.

Përveç golave, ishte një moment në prushin e fundit të lojës që me të vërtetë e ngriti turmën në këmbë.

Duke ardhur nga prapa, Camavinga bëri një nga ndërhyrjet më të mëdha që kemi parë këtë sezon, duke zhdukur dy lojtarë të Valencias në proces.

Njëri prej të cilëve ishte qendërmbrojtësi 6’3” Mouctar Diakhaby, i cili dukej se ishte kapur në shkëmbimin e zjarrit në tri drejtimi.

Duke u përplasur me shokun e skuadrës Jose Gaya dhe Camavinga, Diakhaby u shtri për të rikuperuar një top, por u godit me forcën e dy lojtarëve që arritën me ritmin.

Një prej të cilëve është Camavinga, i cili duket se ka kontakt me topin, por edhe fshin poshtë të dy lojtarët, duke shkaktuar përplasjen masive.

Ouç!

Hidhini një sy videos më poshtë… /Periskopi.com/

Shpërndaje në: