Me një deklaratë të Trumpit rritet edhe vlera e kriptovalutave

Vlera e kriptovalutave është rritur pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Qeveria e SHBA-së dëshiron të blejë dhe të mbajë asete digjitale në fondin e rezervave strategjike, raporton agjencia “AP”.
Trump tha në rrjete sociale të dielën se administrata e tij po punon drejt krijimit të një “Rezerve Strategjike të Kriptovalutave” që do të përfshijë kriptovalutat si XRP, Solana dhe Cardano ndër të tjera. Më vonë ai tha se në rezerva do të jenë po ashtu kriptovalutat e njohura si Bitcoin dhe Etherum.
Pas njoftimit të Trumpit u rrit vlera e këtyre kriptovalutave. Bitcoin arriti deri në 90 mijë dollarë, pasi javën e kaluar ra në 80 mijë. Po ashtu edhe XRP, Solana dhe Cardano patën rritje masive të dielën, ndërsa pati më pas një rënie graduale të hënën.