Më ngrohtë sot, kryesisht me diell
Mëngjesin e së enjtes përgjatë ultësirave, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë.
Gjatë ditës do të mbretëroj mot më i ngrohtë e kryesisht me diell. Më vonë gjatë mbrëmjes vransira fillojnë të shtrihen në perëndim të vendit, që sjellin kushte për ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale bresin në 10C e 13C, e maksimalet shkojnë në 26C e 27C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s.
Rrebeshe shiu përfshinë vendin ditën e premtë, qysh në orët e para të ditës, që herë herë shoqërohen me bubullimë, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat zbresin në 20C. Rrebeshe shiu shfaqen kohëpaskohe gjatë fundjavës, derisa temperaturat pësojnë rënie më të theksuar në 15C e 12C, maksimalet, e minimalet në 7C. Në vise të larta malore reshjet e shiut shndërrohen apo përzien me reshje dëbore. Të hënën reshje lokale shiu mund të vazhdojnë në pjesë të vendit, por nuk mungojnë intervale me diell.