Më në fund vendoset: Ja ku do të luhet finalja e Champions Leagues

Më në fund vendoset: Ja ku do të luhet finalja e Champions Leagues

Finalja e Champions Leagues më në fund është vendosur se ku do të luhet, pas shumë spekulimeve.

Fillimisht ishte vendosur të luhej në Stamboll, por pastaj qeveria britanike u fut në bisedime me UEFA-n që të zhvillohet në ‘Wembley’, shkruan Periskopi.

Mirëpo, lajmi i fundit është se ajo do të luhet në ‘Estadio do Dragao’ në Porto të Portugalisë.

Kujtojmë se finalja do të zhvillohet mes Chelseat dhe Manchester Cityt më 29 maj. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: