“Me mjete të mprehta e kanë prerë dorën”/ Sfida vdekjeprurëse në TikTok që po rrezikon jetën e fëmijëve në shkollat e Kosovës

“Me mjete të mprehta e kanë prerë dorën”/ Sfida vdekjeprurëse në TikTok që po rrezikon jetën e fëmijëve në shkollat e Kosovës

Disa nxënës të shkollës fillore “17 shkurti”, në fshatin Gllogovc të komunës së Lipjanit ia kanë parë sherrin rrjeteve sociale, shkruan Periskopi.

Nxënësit përmes disa sfidave në rrjetin social “Tik Tok” kanë shkaktuar lëndime në trupin e tyre duke përdorur mjete të mprehta.

Për Periskopin kanë folur Drejtori i shkollës e Psikologia, duke dhënë detaje se si e kuptuan këtë.

Siç konfirmuan për Periskopin, njëri nga prindërit e kishte vërejtur ndryshimin tek veprimet e fëmiut.

Për rastin, nga Qendra për Punë Sociale kanë thënë se janë duke e trajtuar si rast dhe janë njoftuar të gjitha organet kompetente me kohë.

Ndërsa për rastin ka folur edhe Drejtori i Arsimit në komunën e Lipjanit, Rasim Hasani.

“Është një shqetësim i drejtorit të shkollës lidhur me disa nxënës, por janë lajmëruar organet e rendit, janë t’u u marr me problemin. Drejtori i shkollës ka vërejt shqetësime te një pjesë e nxënësve, ka komunikuar me prindërit dhe janë procedura të cilat organet e rendit i sqarojnë se çka kanë ndodhur saktësisht. Pasi që janë edhe të mitur ne nuk mund të flasim më shumë për këto raste”, tha ai për Periskopin.

Në lidhje me këtë Periskopi ka dërguar pyetje edhe Ppolicisë së Kosovës, por deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Shpërndaje në: