Më mirë beqar apo i martuar? Ja çka thotë studimi
Nëse je beqar, gjasat janë që të kesh lidhje më të forta sociale. Martesa mund t’i kufizojnë njerëzit në aspektin e lidhjeve shoqërore dhe nuk është gjithmonë fundi i lumtur që ne presim në fillim të saj.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer në vitin 2015, i publikuar në Journal of Social and Personal Relationship
“Individët beqarë kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në kontakt, të japin dhe të kërkojnë ndihmë nga prindërit, motrat dhe vëllezërit, fqinjët apo miqtë, sesa të martuarit”, thuhet në studim.
Studimi zbuloi se të qenit i paangazhuar në një lidhje martesore lë hapësirë për lidhjet shoqërore te meshkujt dhe femrat.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se, në vend të promovimit të martesës, politikat publike duhet të “njohin kufizimet shoqërore që lidhen me martesën dhe të mbajnë parasysh se beqarët kanë përfshirje më të madhe me komunitet
Studimi i kryer në vitin 2015 u rikthye në vëmendje falë një diskutimi në TEDx në maj 2017, gjatë të cilit Bella DePaulo argumentoi se shoqëria shpesh e nënvlerëson jetën, marrëdhëniet dhe historinë e njerëzve beqarë. (TemA TV)