‘Me medalje të artë nuk mund ta paguash as qiranë’ – fansat nuk po mund ta besojnë sa kushton medalja e artë olimpike

‘Me medalje të artë nuk mund ta paguash as qiranë’ – fansat nuk po mund ta besojnë sa kushton medalja e artë olimpike

Me zhvillimin e Lojërave Olimpike në Tokio, është ngjallur kuriozitet rreth çmimit të medaljeve, veçanërisht të së artës.

James, i cili përdorë nofkën @caucasianjames në Twitter e mori përgjegjësinë të hulumtonte për çmimin. Dhe ishte po aq i zhgënjyer kur e kuptoi, sa gjithë ne të tjerët, transmeton Periskopi.

”Një e artë olimpike nuk do të paguante as qiranë time,” shkroi James.

”Këtyre olimpistëve të gjorë duhet t’iu japim Tesla apo diçka të tillë,” vazhdoi ai.

Edhe pse medalja ka kredibiltet shumë më të madh se sa një vlerë monetare, çmimi është 620 euro, e që është shumë më pak se që do ta kishte menduar dikush. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: