Me këto metoda ju mund t’i hiqni aknet në shpinë
Trajtimet që do iu largojnë aknet një herë e përgjithmonë.
Aknet e shpinës nuk janë vetëm irrituese por edhe të dhimbshme, shkruan “TeenVogue”. Ato janë të sikletshme dhe iu bëjnë të keni turp të vishni diçka që i shfaq ato.
Por për këtë, dermatologët kanë disa këshilla që do të ua largojnë një herë e përgjithmonë.
Fërkoni lëkurën rregullisht
Sikur fytyra, edhe lëkura e shpinës ka yndyrë më të madhe. Produktet natyrale të lëkurës sikur yndyra, e rrisin mundësin që ju të formoni akne. Fërkimi i rregullt gjatë larjes është i rëndësishëm.
Vishni rroba që lejojnë lëkurën të marrë frymë
Bllokimi i ajrit në lëkurë krijon më shumë yndyrë dhe kjo do të shkaktoj aknet të shpërthejnë. Robat e pambukut janë ideale
Përdorni maska
Maskat që përdoren për fytyrë, gjithashtu mund të përdoren edhe për shpinë. Ato do të trajtojnë aknet njëjtë. Ndër më të efektshmet është maska me vaj të drurit të çajit.
Përdori produkte të pastrimit të fytyrës
Produktet e pastrimit të poreve mund të iu ndihmojnë gjithashtu. Duhet ta aplikoni me pambuk lehtësisht.
Lajuni pas aktiviteteve fizike
Një prej arsyeve më të shpeshta të akneve në shpinë është moslarja pas ushtrimeve fizike. Ushtrimet lirojnë toksina nga lëkura, që duhet të pastrohen përndryshe do të bllokojnë poret.
Mos e prekni shpinën me kondicioner flokësh
Kondicioneri i flokëve i irriton aknet e shpinës. Kur përdorni kondicioner, sigurohuni që të mos bie në kontakt me aknet as gjatë shpëlarjes.
Mos i prekni puçrrat
Njësoj si me aknet e fytyrë, prekja veçse do i ngacmoj ato dhe do i irritoj duke i bërë më të dhimbshme dhe të shumta.
Ndërroni çarçafët rregullisht
Në çarçaf mbetet lëkura e vdekur që bie nga trupi ynë gjatë gjumit. Çarçafët duhet ndërruar rregullisht në mënyrë që të jenë sa më të pastër.
Kujdes në ushqim
Dieta e shëndetshme do iu ndihmoj në largim të akneve. Edhe suplementet me vitamina do iu ndihmojnë.