Me këtë tretësirë do të shpëtoni lulet të cilat kanë filluar të vyshken

Me këtë tretësirë do të shpëtoni lulet të cilat kanë filluar të vyshken

Truk fenomenal i luleshitësve!

E gjitha që ju nevojitet që luleve të vyshkura t’ua ktheni jetën është lëvorja e bananes dhe uji, transmeton Telegrafi.

Duhet që në një kavanoz me ujë të qitni disa lëvore bananeje dhe t’i lini të qëndrojnë 24 orë. Pastaj me këtë tretësirë ujitni lulet të cilat kanë filluar të vyshken.

Bananet kanë kalium, fosfor dhe kalcium, dhe mu për këtë shkak kanë efekt pozitiv te lulet. Këto minerale ushqyese u bëjnë mirë jashtëzakonisht luleve në procesin e shërimit.

Fosfori i cili gjendet në banane gjithashtu ndihmon në rritjen e mirë të rrënjëve dhe të filizave të rinj.

Këshillohet që lulja së paku një herë në javë të fshihet me leckë të njomur në mënyrë që t’i hiqet pluhuri dhe t’i mundësohet lules që të marrë frymë.

Duhet të dini gjithashtu që lulja thahet më shpejtë në prani të ajrit të kondicionuar apo në ambiente shumë të ngrohta.

Shpërndaje në: