Me këtë stil flokësh do të dukeni deri në dhjetë vjet më të reja (Foto)

Me këtë stil flokësh do të dukeni deri në dhjetë vjet më të reja (Foto)

Kur dëshironi të bëni diçka për vete, atëherë zgjidhje ideale është që të ndryshoni stilin e flokëve.

Përveçse do të bëni diçka të bukur për vete, të gjithë do t’ju vërejnë që keni ndryshuar, mirëpo nëse zgjidhni stilin e vërtetë, do të dukeni edhe më të reja, transmeton Telegrafi.

Fjala është për bob të gjatë. Yjet, si p.sh., Naomi Wats, Kim Kardashian, betohen në këtë stil flokësh, sepse ai u jep teksturë dhe vëllim flokëve të saj, ndërkohë që “heq” edhe deri në dhjetë vjet.

https://www.instagram.com/p/BhHmqItg6Hz/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

Stilistët thonë që mënyra se si ia jepni formën stilit bob i kontribuon shumë asaj se sa do të dukeni më të reja.

Për fillim, tallazet e lëshuara gjithmonë janë ide e mirë. Ky stil i jep fytyrës suaj formë më të gjatë dhe më rinore.

https://www.instagram.com/p/BmTUU6rFySJ/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

Me ndarjen nëpër mesin e kokës gjithashtu i jepni kornizë të përsosur fytyrës suaj dhe i theksoni mollëzat e faqeve.

Ky stil flokësh po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në tepihun e kuq, sepse është i shkëlqyeshëm për të gjitha format e fytyrës, por që lehtë mund të kopjohet. /Telegrafi/

Shpërndaje në: