Më këtë maskë i thoni lamtumire lëkurës së yndyrshme
Gështenja është aleati numër një për të luftuar yndyrën e lëkurës.
Më këtë frut, që është edhe shumë i shijshëm për tu konsumuar, mund të bëni një maske natyrale. Gështenja përmban niseshte, proteinë, vitaminë B1, C dhe K.
Bluani një gështenjë dhe pluhurin që do të fitoni përzieni me një lugë mjaltë deri në formimin e masës dhe vendoseni në fytyrë të pastruar, mbajeni për 15 minuta maskën, pastaj pastroni me ujë të vakët. Lëkura do të jetë e butë, më e pastër dhe më e freskët, këtë maskë bëjeni një herë në javë.