Me këtë datë, Yahoo Messenger do të mbyllet

Yahoo Messenger, një prej aplikacioneve të para të komunikimit në treg do të mbyll shërbimin më 17 Korrik.
Aktualisht Yahoo po eksperimenton me Squirrel, një aplikacion në fazë beta i startuar muajin e kaluar dhe që ofrohet përmes sistemit të ftesave.
Vitet e fundit Yahoo nuk ka dhënë fare informacion për numrin e përdoruesve aktivë të Messenger. Kompania thotë se Yahoo ID mbetet e paprekur për shërbimin e e-mail-it. Gjithashtu nuk dha një arsye specifike pse Messenger po mbyllet.