Me GoPro Hero 7 mund të hyni live në Facebook apo Youtube

GoPro ka lansuar linjën e re të kamerave GoPro Hero 7.
Në linjën e re, kemi tri versione të kamerës: Hero 7 White, Hero 7 Silver dhe Hero 7 Black. Të tre variantet kanë çmime të ndryshme.
Sipas GoPro versioni Hero 7 Black është më i miri. Por të tre versionet mund të futen live në Facebook, Youtube apo Twitch. Për ta bërë këtë duhet ta incizoni aplikacionin e GoPro në telefonat tuaj.
Vitin e kaluar u lansua GoPro Hero 6 por që nuk kishte asgjë të re përveç se mund të incizoje në kualitet 4k. Kamerat do të jenë në shitje nga 27 shtatori./Indeksonline/