Me fillimin e Premierligës, Salah vendos një rekord të ri
“Mbreti Egjiptian” shënoi sot golin e fundit të ndeshjes kundër Fulham, gol ky që rezultoi të siguroj një pikë për skuadrën e tij.
Gjiganti anglez, Liverpool barazoi sot me rezultat 2:2 me skuadrën e Fulhamit në xhiron e parë të Premier Ligës, falë golit të Mohamed Salah, i cili barazoi gjithçka në minutën e 80’ të ndeshjes.
Përveç që e hapi llogarinë e tij të golave këtë sezon te Liverpoolit, Salah arriti të thyejë edhe një rekord në kampionatin anglez.
Me golin e sotëm, Salah bëhet lojtari i parë në histori të Premier Ligës që shënon gjashtë sezone radhazi në ndeshjen e parë të edicionit.