Më e lirë ngasja me dizell se me rrymë
Blerësi i elektromobilit sot është gjendur në një situatë kur jo vetëm që automjetin e ri do ta paguaj dyfish më shtrenjtë se një dizellash, por edhe çmimi i shfrytëzimit të elektromobilit do të jetë dukshëm më i lartë krahasuar me automjetet me motor me djegie të brendshme. Për pasojë, është vënë në pikëpyetje strategjia e ndërrimit të automjeteve klasike me ato ekologjiksht më të pranueshme.
Bazuar në llogaritjet e bëra në mbushëset ELEN në Kroaci, del se një automjet elektrik që për 100 kilometra i shpenzon 22kËh, që është rast i shpeshtë, nëse mbushet gjatë natës (kur rryma është më e lirë) në një mbushesë të fuqishme, baterinë mund ta mbushë për gjysmë ore, dhe kjo do t’i kushtojë 13 euro. Njëkohësisht, mbushja e një automjeti dizell me motor me gjashtë cilindra, që për 100 kilometra shpenzon rreth gjashtë litra diezell, kushton 9.1 euro.
Pra, del se ngasja e elektromobilit është 50 përqind më e shtrenjtë se ajo e aumobilit klasik. Si rrjedhojë, edhe para se të fiullojë pagesa për mbsuhjen e elektromobilave, në Kroaci ka filluar të diskutohet se përse duhet blerë një automobil elektrik. Është në rregull të jesh në trend dhe korekt ekologjikisht, por një automjet i tillë është dyfish më i shtrenjtë, ndërsa ‘karburanti’ për të kushton 50 përqind më shtrenjtë sesa dizelli.
Në fakt, dikur llogaritej se çmimi më i lartë i blerjes do të kompenzohej për dhjetë vjet ngasje, por tani po del se kjo llogaritje nuk qëndron, sepse çmimi i shfrytëzimit është dukshëm më i lartë. Përveç kësaj, mbushëse ka pak, kështu që edhe testimet preliminare kanë treguar se duhet qëndruar vazhdimisht në aplikacionin online, për të përcjellë situatën dhe për të caktuar terminin për mbushje.